Rajon & Botë

Rekord i vdekjeve nga Covid-19 në Austri

Në Austri sot është raportuar numër rekord i vdekjeve nga Koronavirusi.

Gjatë 24 orëve të fundit jetën nga Koronavirusi në Austri e kanë humbur 118 persona, teksa janë regjistruar 4 mijë e 377 raste të reja, raporton Gazeta Express.

Austria ka pasur më shumë se 6.000 infeksione të reja në dy javët e fundit dhe rënia aktuale tregon se masat kufizuese kanë filluar të hyjnë në fuqi.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë ka filluar përgatitjen e një plani për një vaksinim gjithëpërfshirës kundër koronavirusit. /Gazeta Express