Polonia ka publikuar bilancin ditor me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit, Polonia ka raportuar një bilanc rekord prej 637 vdekjeve të lidhura me Coronavirus të enjten, raporton Gazeta Express.
Në mesin e shifrave të reja kishte 23,975 raste të reja me Coronavirus.
Raste rekorde me Coronavirus janë duke u shënuar edhe në shtete të tjera të Evropës.
Madeje disa shtete kanë rikthyer edhe masat e izolimit dhe kufizimit në rajone të ndryshme ku numri i të infektuarve ka shënuar shifra të larta. /Express