Rajon & Botë

Rënia e eksporteve kineze po e rrezikon ekonominë botërore

Vlera e eksporteve kineze papritmas ka rënë në nivelin më të ulët në dy vjetët e fundit, ndërsa rënie ka shënuar edhe importi. Kjo po vlerësohet si shenjë e dobësimit të njërës prej ekonomive më të mëdha botërore, që pritet të ndikojë edhe në ekonominë botërore.
Rënia e kërkesës në Kinë po ndihet në tërë botën, duke nisur nga zogëlimi i shitjeve të telefonave deri te veturat. Rrjedhimisht, kompanitë “Apple” dhe “Jaguar Land Rover” kanë njoftuar se do ta reduktojnë numrin e punëtorëve.

Shifrat e publikuara për muajin dhjetor tregojnë se ekonomia e Kinës po tkurret më shpejtë sesa është parashikuar, pavarësisht masave të ndërmarra nga qeveria, përfshirë rritjen e shpenzimeve në infrastrukturë dhe uljen e taksave.

Analistët thonë se Pekini duhet të ndërmarrë hapa shtesë për lehtësim të politikave tregtare pas rënies së aktivitetit të fabrikave në muajin dhjetor. Eksportet e Kinës kanë shënuar rënie për 4.4 për qind në dhjetorin e kaluar në krahasim me dhjetorin e vitit 2017, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.