Aktuale

Reshje të dobëta të bore në Maqedoni

Komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet në kushte dimërore nëpër rrugë të lagështa në pjesët veriperëndimore dhe jugperëndimore, ndërsa në pjesët e tjera të shtetit rrugët vende­ vende janë të lagështa.

Automoto Lidhja e Maqedonisë njoftoi se reshje të dobëta të borës në orët e herëta të mëngjesit janë vërejtur në Kriva Pallankë, Straci, Kodër të Diellit, Mavrovë, grykën malore Pletvar, Shtip dhe Dellçevë.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar,  ndërsa vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Sot në mëngjes janë realizuar edhe të gjitha fluturimet  dhe aterrimet e planifikuara në aeroportin e Shkupit “Aleksandri i Madh”.