Aktuale

Revoltohet këngëtarja: Do t’u siguroj të ardhmen fëmijëve, jo në Shqipëri (Foto)

Video-ja që u shfaq mbrëmë nga emisioni ‘Stop’, ku edukatorja rrahu barbarisht fëmijën 3 vjë, i ka tronditur të gjithë.

Kjo ngjarje nuk ka kaluar jashtë vëmendjes edhe të njerëzve të njohur të ekranit dhe jo vetëm, të cilët kanë reaguar në mënyra të ndryshme rreth kësaj që ndodhi. Këngëtarja Orgesa Zaimi, e prekur nga kjo ngjarje e dhimbshme, ka reaguar ashpër. Ajo thotë se do të largohet nga Shqipëria, bashkë me bashkëshortin për t’u ofruar fëmijëve të saj një të ardhme më të mirë se këtu.

Ja reagimi i plotë i saj

Bashke me tim shoq kemi me shume se 2 vjet qe e kemi marr vendimin per te emigruar e per tu siguruar femijeve te ardhmen e tyre jo ne Shqiperi, na kane lene mbrapa kushtet skandaloze dhe pamundesite e panumerta, dhe mbase ai filli i gjenezes tone qe na mban te lidhur te pakten neve te rriturve, jetuam per disa kohe jashte dhe atje ishim akoma pa femije e enderronim nje bote si ne Europe, ku shihja cdo dite rregull pasterti (detaje minimaliste por qe e bejne jeten absolutisht me te jetueshme) farmaci ku zonja farmaciste ste jepte dot as nje ilac koke pa te pyetur 100 here e pa te kerkuar recete mjeku, rruge me infrastruktura ku ska te futura me surrat makine me zor, zenie rruge, halabakeri, borie e zhurma kot se koti, respektim semafori e vizash te bardha, ku nese s paguan faturat ske sherbim, ne supermarket ska produkte te skaduara se nje rast pash qe kishte kaluar nje dite dhe erdhi menaxheri i supermarketit me kerkoi falje dhe me dha te njejtin produkt mishi te sapo prer te fresket, sherbimi restorant, sherbimi mjekesor, respekti qytetar, njerez te qeshur dhe te dashur qe te pershendesin ne mengjes e ne darke e kudo, njerez te hapur per te te ndihmuar nese ke nevoje, per mos te kaluar tek edukimi i femijeve, i shihja nga rruga ambjentet e kopshteve dhe enderroja nje te ardhme te tille per femijet e mi, kam njohur punonjes apo sanitar apo ndihmes asistente qe punonin atje qe kishin diploma me te mira se sa nje politikan per te qen ne staf ose ndihmes edukator, sepse e ardhmja e nje shteti jane filizat, femijet, nese i keqtrajtojme dhe nese u prishim pafajesine ktu fillon shkaterrimi yne,,, nese do me realizohet plani dhe dokumentacioni e cdo gje qe kam bere do me pranohet, do iki pa e kthyer koken pas (pervec mallit per familjar e miq) … Te gjithe jemi fajtor, por me shume se ne; fajtor eshte sistemi qe na kalbi ne 50 vite dhe na la kaq te shkaterruar e pa shprese ardhmërie.

revoltohet1