ShowBiz

Ri-publikimi i albumi George Michael

Albumi i të ndjerit George Michael “Listen Without Prejudice Vol. 1”, do të ri-publikohet në vitin 2017.

Albumi i cili u publikua më 3 shtator të vitit 1990, nëpërmjet Columbia Records, ishte albumi i tij i parë solo.

Me ri-publikimin, nuk do të ketë këngë të reja, vetëm një “paketim unik”, raporton “TMZ”. Këngëtarit të ndjerë do t’i kushtohet edhe një shfaqje e veçantë, e cila do të përqendrohet në karrierën e tij gjatë kohës që ai e ka regjistruar dhe lëshuar albumin “Listen Without Prejudice Vol. 1”, transmeton KosovaPress.

George Michael ndërroi jetë të dielën në shtëpinë e tij në moshën 53 vjeçare.