Sport

Ribery: Dua të pensionohem te kjo skuadër

Franck Ribery synon që të pensionohet te Bayern Munich

Ylli francez, Franck Ribery ka zbuluar dy dëshira që ka. Ai synon të fitoj edhe një herë Ligën e Kampionëve dhe të pensionohet te skuadra e Bayern Munichut.

”Cilat janë dëshirat e mia përpara se t’i jap fund karrierës? Dua të fitoj sërish Championsin me Bayernin, kjo është ëndrra ime. Ideja se mund t’ia arrij qëllimit më motivon më tepër”, ka deklaruar francezi.

“Nuk kam folur ende me drejtuesit për rinovimin. Ka akoma kohë. Do të dëshiroja ta mbyllja karrierën time me Bayernin por nuk jam unë i vetmi ai që vendos. Do të jetë klubi që do të thotë fjalën e fundit”, ka theksuar ai.

Ribery ishte transferuar në Bayern Munich në vitin 2007 nga Marseille. Gjatë karrierës, francezi ka veshur edhe fanellat e skuadrave si: Galatasaray, Boulogne, Alès, Brest dhe Metz. /Express/