Aktuale

Rikthehet ajri i pashëndetshëm, kaplon Prishtinën

Prishtina si kryeqytet i Kosovës, aktualisht ka ajër shumë të pashëndetshëm.

Sipas matësit të vendosur nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, ndotja aktualisht shënon nivelin prej 151 PPM.

Një nivel i tillë ndotës i ajrit, konsiderohet si shumë i pashëndetshëm.

Problemin e njëjtë, Prishtina e kishte edhe viteve të kaluara kur jo rrallë herë rradhitej si qyteti i parë në botë me ndotjen më të madhe.

Për këtë çështje madje edhe ishte protestuar.