ShowBiz

Rita Ora dhe Bebe Rexha bëhen bashkë! (Foto)

Dy këngëtaret e njohura shqiptare me famë botërore Rita Ora dhe Bebe Rexha janë takuar së fundmi për herë të parë mes vete.

Ato i bashkoi nata e ndarjes së çmimeve “Billboard Music Awards”, në të cilin nuk munguan dy këngëtaret shumë të dashura nga e gjithë bota, në veçanti nga publiku shqiptar.

Pa asnjë dozë xhelozie por me shumë dashuri dhe respekt për njëra-tjetrën, Bebe dhe Rita janë takuar së bashku në prapaskenë, madje kanë realizuar edhe fotografi.

Ka qenë Bebe Rexha ajo e cila ka hedhur disa fotografi në llogarinë e saj personale në SnapChat, imazhe në të cilat ajo shfaqet në krah të Ritës.

Që të dy bukuroshet shqiptare, kanë shkëlqyer në natën e mbrëmshme me paraqitjen e tyre në këtë event. /Telegrafi/

the authorE B