Shëndetësi

Rita Ora lanson koleksionin e ri të këpucëve “Giuseppe Zanotti”

Rita Ora dukej tejet elegante përderisa ka marrë pjesë në lançimin e koleksionit të këpucëve Giuseppe në Beverly Hills, Kaliforni.

Këngëtarja 28 vjeçare iu bashkua dizajnerit, Giuseppe Zanotti për të përshëndetur blerësit dhe mysafirët VIP, shkruan lajmi.net.

Së fundmi, Ora ka publikuar disa fotografi në llogarinë e saj personale, Instagram gjersa shfaqet mëse e lumtur.

“Çfarë nder për të punuar së bashku me @giuseppezanotti në krijimin e këtyre këpucëve sexy që ju bëjnë të ndjeheni se mund ta merrni botën, sepse në realitet ne jemi më të forta së bashku! ! Pra, zonja kjo është për ju! Faleminderit Guiseppe për mbështetjen e vizionit tim!! Vërini ato dhe ecni në këmbë!”, janë fjalët e Ritës. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli