ShowBiz

Rita Ora sot feston ditëlindjen e 30-të

Sot është ditëlindja e Rita Orës.

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora sot feston ditëlindjen, shkruan lajmi.net.

Ajo ka mbushur 30-vite jetë dhe sigurisht se urimet e shumta nuk kanë munguar.

Rita, karrierën muzikore e nisi me shumë suksese, duke qenë po ashtu krenare për rrënjët e saj, gjë kjo e cila i bëri shqiptarët të mburren.

Edhe tani kur fama e saj është në kulm, Rita nuk e harron Kosovën dhe secilin vend ku flitet shqip.

Prandaj numri i fansave sa vjen e rritet dhe ajo mbetet një nga emrat më të dashur të publikut.

Theksojmë se Rita ka ardhur me iniciativë bamirësie dhe ka ndihmuar shumë në vendin e saj, fakt ky i cili është duartrokitur.

Prandaj ditëlindja e saj është e rëndësishme edhe për fansat./Lajmi.net/