ShowBiz

Rita përkujton gjyshin e ndjerë me një dedikim në shqip

Rita Ora është një nga artistet më të suksesshme shqiptare në arenën ndërkombëtare, e cila numëron shumë hite në karrierë, shkruan lajmi.net.

Së fundi, në familjen e Ritës kishte festë, kjo ngase motra e saj, Elena festoi ditëlindjen, por kjo datë rastis me datën e njëjtë me përvjetorin e ndarjes nga jeta të gjyshit të saj.

Me këtë rast, këngëtarja e kujtoi atë përmes një imazhi të vjetër, teksa në shqip shkruan “Gjysh të dua shumë!”.

Pas një kohe të gjatë pauzë nga koncertet e projektet muzikore, Rita Ora pritet që shumë shpejt të rikthehet me këngë të re.

Ajo gjatë këtyre muajve ka punuar me përkushtim për albumin e ri.

the authorGazetaKNN