Aktuale

Rizvanolli: Kurseni rrymën, vazhdon kriza

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, pas mbledhjes që zhvilloi Qeveria e Kosovës ka dalur në konferencë për media, ku kërkoi nga qytetarët të kursejnë rrymën.

Ajo tha se po merren masat e nevojshme që edhe këtë dimër të kalohet me lehtësi kriza energjetike, por shtoi se do jetë dimër i vështirë dhe duhet të kursehet rryma.

“Besoj është e qartë për të gjithë. Dimri i ardhshëm do të jetë tejet i vështirë për të gjithë Evropën, kjo do ta ndikojë edhe neve në masën që ne kemi nevojë për import të energjisë. Është mirë të jemi të vetdijshem për vështirësitë që po na presin’’, tha Rizvanolli.

Ajo tutje shtoi se KEK po bën të gjithë përpjekjet për ndërhyrje në blloqe, para se të vij dimri.