Sport

Roma kërkon yllin e Juventusit

Roma ka hyrë në garë për anësorin e Juventusit, Juan Cuadrado
Trajneri i Romës, Eusebio di Francesco ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës transferimin e një anësori.

Dëshira e parë është ylli i Leicester Cityt, Ryad Mahrez, por çmimi i lartë i lojtarit prej 50 milionë eurosh mund të bëjë që Roma të tërhiqet nga gara.

Kështu skuadra romake ka kthyer vëmendjen nga anësori i Juventusit, Juan Cuadrado, shkruan La Gazzetta dello Spor.

Cuadrado kushton 30 milionë euro, ndërsa në garë për shërbimet e tij është edhe skuadra e Milanit. /Express/