Aktuale

Romët dhe egjiptianët në Kosovë të diskriminuar sa i përket punësimeve

Kuvendi nuk miratoi raportin e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të nenit 11 të Ligjit për Shërbimin Civilë të Republikës së Kosovës, ngase në sallë ishin vetëm 40 deputetë, dhe nuk pati kuorum.

Lidhur me këtë projektligj, deputeti nga radhët e komunitetit egjiptian Veton Berisha, theksoi se nga punësimet e shërbimeve civile(ARC),të punësuar janë 11 mijë shqiptarë, 455 boshnjakë, 219 turq, 134 goranë, 18 ashkali, 9 romë dhe 4 egjiptianë.

Ai tha se romët dhe egjiptianët në këtë sektor nuk janë të përfaqësuar drejt në punësime. Sipas tij, neni 11 është i zbatueshëm, por jo në tërësi.

Berisha kërkoi një rekomandim për përfshirje në shërbimin civil në nivel proporcional të komuniteteve. Të gjitha Grupet Parlamentare në Kuvend, përkrahen këtë projektligj, mirëpo, edhe kërkuan që të zbatohen rekomandimet e dhëna të gjejnë zbatim.

Faton Topalli tha se komuniteti rom dhe egjiptian në Kosovë janë të diskriminuar për punësime.

Shaip Muja, mendon se janë të drejta shqetësimet e ngritura për punësimet e komuniteteve, por sipas tij në kabinetin e qeveritar kanë të drejta të tepërta, siç është rasti i ministrave Rasim Demiri, dhe Mahir Yagcilar.

Ky i fundit sipas Mujës është qe shumë vjet por nuk kanë performancë të mirë, ngase sipas tij, ka ngecje në Administratën Publike./KosovaPress/

the authorSamir Dalipi