AktualeSport

Ronaldo iu përgjigjet spekulimeve për të ardhmen e tij

Portugezi Cristiano Ronaldo, iu është përgjigur shkurt spekulimeve që ndërlidhen me të ardhmen e tij dhe ekipin të cilin ai synon.

Ronaldo, në afatin kalimtar të kësaj vere është një ndër futbollistët më të përfolur.

Ajo çka dihet është se ka kërkuar largimin nga Manchester United, por ende nuk dihet se kush do jetë ekipi i radhës për të.

E në një postim të njërit prej televizioneve portugeze, u tha se Sporting Lisbona është e interesuar për sulmuesin.

Kjo pasi sipas tyre vetura e Ronaldo është parë në garazhin e stadiumit të këtij klubi.

Por Ronaldo reagoi vetë duke e mohuar këtë raportim përderisa shkroi ‘’e rreme’’, nën foton që po qarkullonte në Insagram.