Sport

Ronaldo lëndohet përsëri – Reali në ethe para finales së Championsit

Real Madridi ka marrë lajmë të këqija para finales së Ligës së Kampionëve.

Sipas ‘Cope’, ylli i Los Blancos, Cristiano Roanldo, duket se ka sërish probleme muskulore dhe mund të mos jetë në 100 përqindëshin e tij në finalen e Milanos, kur Reali të ballafaqohet me Atletico Madridin.

‘Cope’ shkruan se Ronaldo nuk është stërvitur të shtunën me pjesën tjetër të skuadrës, stërvitje kjo që është mbajtur prapa dyerve të mbyllura për shkak të kërkesës së Zinedine Zidane – madje as televizioni i Madridit nuk është lejuar në qendrën stërvitore.

Kjo e përditshme madje shkruan se Ronaldo mund të mos rikthehet të martën të stërvitje, kur skuadra të rikthehet pas dy ditëve pushim të dhënë nga trajneri francez.

Mbetet të shihet se për çfarë problemi muskulor bëhet fjalë – megjithatë në Madrid janë të bindur se nuk është asgjë tjetër përveç një ngarkese muskulore dhe se do të jetë 100% i gatshëm për finalen e Championsit. /Express/

Leave a Reply