Sport

Ronaldo në Bayern? Përgjigjet Ancelotti

Carlo Ancelotti ka thënë se Cristiano Ronaldo nuk do të transferohet në Bayern Munich
Trajneri i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti ka thënë se nuk mund të shoh Cristiano Ronaldon në një skuadër tjetër pos Real Madridit.

Ai tha se disa lojtarë nuk duhet të ndërrojnë skuadër, pasi janë të përkushtuar dhe kujdesen për skuadrat e tyre.

“Gjithçka mund të ndodh në futboll, por është shumë e vështirë për të parë Ronaldon në një tjetër skuadër”, tha Ancelotti për Bild.

“E njëjta vlen edhe për lojtarët si Leo Messi, Philipp Lahm, Thomas Muller dhe Paolo Maldini, i cili gjatë tërë karrierës luajti në Milan. Lojtarët e tillë nuk mund të largohen, pasi kujdesen shumë për skuadrën që luajnë”. /Express/