Sport

“Ronaldo shënon kur Real Madridi ka nevojë”

Xabi Alonso beson që Cristiano Ronaldo shënon kur Real Madridi ka nevojë për të dhe ish mesfushori beson që gara për titull në La Liga nuk ka përfunduar ende.

“Nuk kam dyshim që në momentet më të rëndësishme të sezonit, Ronaldo do të jetë këtu”, ka thënë Alonso, transmeton portali arbresh.info. “Ai ishte i mrekullueshëm në fund të sezonit të kaluar dhe kur skuadra ka pasur nevojë më së shumti për të, ai ishte vendimtar”

“Ai është aq kompetitiv aq sa edhe i motivuar për të qenë më i miri siç ka qenë gjithmonë”
Alonso, i cili ka fituar titullin në La Liga dhe kurorën në Ligë të Kampionëve, ka thënë se skuadra e Zinedine Zidanes ka ende mundësi në garën për titull”
“Ka kohë ende në La Liga deri në përfundim dhe tabela mund të ndryshojë shpejtë”, tha ai.
“Tani, është e vërtetë që distanca ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit është e madhe por Barcelona ka ndeshje të vështira përball. Ata do të vijnë në Bernabeu dhe gjithçka mund të ndryshojë shpejtë”
“Ne duhet të qëndrojmë pozitiv, skuadra është vërtetë shumë mirë dhe gjithçka mund të ndodhë”, përfundoi ai.
/arbresh.info/