Aktuale

Rrahet dhe kanoset me armë zjarri një person në Prishtinë

Një person ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht dhe është kanosur me armë zjarri nga një i dyshuar.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Vushtrria” në Prishtinë ku sipas Policisë viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

Nuk raportohet për të arrestuar. Njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin./KosovaPress/