Aktuale

Rrahje e gjuajtje me armë në Podujevë

Dy persona kanë përfunduar në spital si pasojë e një përleshje fizike që ka ndodhur mbrëmë në komunën e Podujevës, ku ishin përdorë edhe armët e zjarrit.

Sipas policisë, përleshja fizike mes katër personave ka ndodhur pas orës 19:30, ndërsa për shkak të përdorimit të armëve të zjarrit edhe po kërkohen për t’u arrestuar dy persona, shkruan FaktePlus.

“Dy persona kanë raportuar se janë sulmuar me mjete të forta nga dy të dyshuar meshkuj e më pas njëri nga të dyshuarit ka shtënë dy herë me armë zjarri në drejtim të viktimave, por nuk ka pasur të lënduar nga predha. Viktimat pas tretmanit mjekësor në QKMF Podujevë janë dërguar për në QKUK-së për trajtim të mëtutjeshëm”, njofton policia.

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes njësitet hetuese policore kanë gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike, një gëzhojë të kalibrit 7.62 mm dhe një zinxhir fyti prej ari.

Ndërsa të dyshuarit e përfshirë në rrahje dhe gjuajtje me armë zjarri nga njësitë policore janë kërkuar edhe në adresën e tyre të banimit, por nuk kanë qenë prezent në shtëpinë e tyre.

Ata edhe më tutje po kërkohen nga policia, ndërsa rasti është duke u hetuar më në detaje për të parë se si erdhi deri tek përleshja./FaktePlus