Aktuale

Rrahje masive në Kijevë të Malishevës, ka të lënduar (Foto)

Sot rreth orë 13:00, në fshatin Kijevë Komuna e Malishevës, ka ndodhur një rrahje masive mes disa të rinjve.

Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës Lirije Podrimaj, e cila tha se ka ndodhur një rrahje mes tre personave nga e cila ka mbetur një person i lënduar

“Sot rreth orës 13:10 në fshatin Kijevë të Malishevës ka ndodh një rrahje në mes të tre personave ku njëri për tyre ka pësuar lëndime tupore, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo.

Podrimaj tha, se policia ka arrestuar një person dhe është në kërkim për të arrestuar edhe personin e dytë.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar njërin prej personave të dyshimtë, ndërsa policia është në kërkim të arrestimit të personit tjetër të përfshirë në incident”, tha ajo.

Një lexues i portalit lajmi.net ka dërguar një foto nga vendi i ngjarjes. /Lajmi.net/