Aktuale

Rrahje mes shqiptarëve dhe serbëve tek ura në Mitrovicë

Një rrahje mes shqiptarëve dhe serbëve ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 tek ura kryesore e Ibrit në Mitrovicë, që për pasojë ka lënë disa persona të lënduar.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se ndihmë mjekësore në spitaline veriut të Mitrovicës kanë kërkuar Strahinja Barbullov (1993) nga qyteti i Kikindës të Serbisë dhe Dushan Ivkoviq (1993) nga Leskovci, po ashtu qytet në Serbi.

Nuk dihet motivi i kësaj rrahje, por mësohet se ka pasur edhe të lënduar tjerë nga të dyja palët, të cilët nuk janë paraqitur fare për trajtim mjekësor.

Zëdhënësi i policisë në jug të Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë për KosovaPress se nuk është në dijeni për një incident të tillë, dhe se nuk është raportuar të ketë ndodhur diçka e tillë sa i përket pjesës jugore të qytetit.

Ndërkaq, KosovaPress-i ka provuar të kontaktojë edhe policinë e veriut për të marrë ndonjë sqarim rreth kësaj ngjarje, por pa sukses.

Ndryshe, zona e përgjegjësisë së policisë në Mitrovicë ndahet me urë, përkatësisht mesi i urës përcakton j ugun dhe veriun e këtij qyteti, ku vazhdimisht qëndrojnë patrulla policore në të dyja cepet e urës. /KosovaPress/