Aktuale

Rrahje në Kamenicë, një person i lënduar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në Kamenicë ka ndodhur një rrahje mes disa personave, ku si pasojë pati edhe të lënduar.

Siç njofton Policia e Kosovë në raportin 24 orësh, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar të cilit i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.