Aktuale

Rrëfehen familjarët e Benet Adili nga Bujanoci, i plagosur në sulmin e Munihut (Video)

Në rastin e Munihut është plagosur rëndë edhe 14 vjecari Benet Fatmir Adili, i lindur në Gjermani, por me prindër nga Konçuli i Bujanocit, sipas të afërmëve të tij adoleshenti është në gjendje kritike për jetë, shkruan Titulli.com.

Selver Ibrahimi, i afërm i parë i familjes Adilji, shprehet i brengosur për rastin tragjik.

Ata tregojnë se janë tronditur nga ajo që kanë dëgjuar.

Benet Adili, është raportuar si i plagosuri i parë nga Lugina e Preshevës, në sulmin me armë zjarri në Munih ku u vranë 9 e u plagosën 27 të tjerë më 22 Korrik në Munih të Gjermanisë.