Aktuale

Rregullohet problemi me rrymën tek shqiptarët në Veri

Problemet e mëdha me energjinë elektrike që kanë munduar tash e sa ditë banorët shqiptarë në lagjen “Kroi i Vitakut” në Veri të Mitrovicës janë rregulluar.

Pak orë pas qëndrimit të ekipit të Klan Kosovës në këtë lagje, mesditën e së shtunës, për t’i dëgjuar hallet e banorëve të atjeshëm lidhur me mungesën e energjisë elektrike, ka intervenuar kompania për furnizim me energji elektrike, KEDS duke e rregulluar problemin.

Kujtojmë se KEDS gjatë ditës i tha përmes telefonit Klan Kosovës se nuk ka qasje në atë lagje.