Rajon & Botë

Rrëmbehet tetë vjeçarja në Gjermani

Një tjetër rast shqetësues ka ndodhur të dielën në Gjermani, pikërisht në një park lojërash ku raportohet se është rrëmbyer një vajzë tetë vjeçare.

Ngjarjen e ka konfirmuar policia gjermane, derisa njoftuan se vajza është liruar përsëri në gjendje të mirë shëndetësore por që kryerësit e veprës ende të jenë në arrati, shkruan Bild, transmeton klan kosova.

‘’Vajza po luante në parkun e lojërave në Frauenwald derisa një makinë e zezë kishte ndaluar afër saj por ta pyetur nëse ajo do dëshironte të futej në të. Me të refuzuar vajza diçka të tillë, ajo është rrëmbyer me makinë dhe është larguar’’, tha njëri nga autoritetet e policisë gjermane.

Raportohet se pas qindra metrash, makina kishte ndaluar dhe kishin liruar fëmijën në një pyll.

Autoritetet policore menjëherë u informuan nga prindërit për rastin, derisa ekipet e hetuesisë janë ende duke kërkuar dorasit e kësaj vepre kriminale