Aktuale

Rreth 17 për qind e popullsisë vaksinohen me dy dozat e vaksinës anti-COVID

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.618 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 862.224 doza të vaksinës.

Deri më sot me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 570.579 persona, derisa 291.645 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./ATVLIVE/