Aktuale

Rreth 400 mostra po testohen sot, rezultatet publikohen nesër

Rreth 400 mostra të marra nga Qendra Klinike dhe Universitare, spitalet e tjera në vend dhe gjurmimi i rasteve në terren janë duke u testuar në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, raporton Express.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, përmes një komunikate drejtuar mediave, ku ka njoftuar se rezultatet e këtyre mostrave do të publikohen gjatë ditës së nesërme.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme, në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare me metodën RT-PCR, janë duke u testuar rreth 400 mostra të marra në SHSKUK dhe nga gjurmimi i rasteve në terren. ezultatet e këtyre mostrave do të publikohen gjatë ditës së nesërme”, thuhet në komunikatë.

Sipas MSH’së, dje janë testuar 424 mostra prej të cilave 187 raste kanë rezultuar pozitive, janë shëruar 103 pacientë.

the authorGazetaKNN