Aktuale

Rreth 65 milionë persona në botë janë infektuar me virusin Covid-19

64 milionë e 905 mijë e 71 persona raportohet të jenë të infektuar me virusin Covid-19 në botë, raporton Gazeta Express.

Sipas faqes së statistikave worldometers.info, numri i personave të vdekur nga ky virus ka shkuar në 1 milionë e 500 mijë e 454.

Ndërsa, deri tani 44 milionë e 995 mijë e 429 persona janë shëruar nga ky virus.

Amerika prinë me numrin më të madh të rasteve të infektuara me gjithsej 14 milionë e 314 mijë e 265 raste, pastaj India me 9 milionë e 534 mijë e 964 raste, Brazili me 6 milionë e 436 mijë e 650 raste, Rusia me 2 milionë e 375 mijë e 546 raste dhe Franca me 2 milionë e 244 mijë e 635 raste.

Vetëm në Kosovë numri total i rasteve pozitive ka shkuar në 40 mijë e 672 raste nga 146 mijë e 703 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

1 mijë e 40 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi në vend./Express/