Rajon & Botë

Rrethi i parë i zgjedhjeve në Francë në kohën e frikës nga terrori

Nesër në Francë mbahet rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale pas shumë vitesh, në të cilat marrin pjesë 11 kandidatë, dhe zgjedhjet mbahen në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme në këtë shtet dhe nën hijen e sulmeve të fundit.

Pas sulmit në Paris të enjten, në të cilin u vra një polic dhe u plagosën dy të tjerë dhe kërcënimeve të ekstremizmit islam në dy vitet e kaluara, kur pësuan 230 njerëz, votimi mbahet nën masa rigoroze të sigurisë të më shumë se 50.000 policëve dhe ushtarëve, sa janë mobilizuar për ditën e diel.