Aktuale

Rrihen për një pusetë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosoëvs ka arrestuar një të dyshuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një pusete të ujërave të zeza ka sulmuar një person tjetër duke i shkaktuar lëndime trupore.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Kelmendi”, në Pejë me ç’rast viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me urdhër të prokurorit pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.