Aktuale

Rrihet një femër në Kamenicë, dërgohet për tretman mjekësor

Një femër është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar në rrugën “Skënderbeu” në Kamenicë.

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar të dyshuari mashkull , pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht duke kapur për flokë dhe goditur me shuplakë viktimën femër.

Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor.

I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./KosovaPress/