Sport

Rriten tensionet mes Antonio Contes dhe Chelseat

Situata e Antonio Contes në Chelsea është tejet e tensionuar pas zemërimit dhe ankesave të tij me politikën e transferimeve.
Ndërkohë, Paris Saint-Germain është duke e vëzhguar me kujdes situatën e tij, pasi e sheh trajnerin italian si opsionin e parë për ta zëvendësuar Unai Emeryn, transmeton Express.

Gjatë një konference për media pas humbjes nga Arsenali në Carabao Cup, Conte nuk është përmbajtur dhe e ka shfaqur tërbimin me mungesën e transferimeve.

“Klubi merr vendime dhe bën atë që beson se është gjëja e duhur”, ka thënë Conte për Sky Sport Italia.

“Krejt cka mund të bëj unë është t’i përmirësojë lojtarët që i kam”, ka shtuar ai. /Express/

the authorE B