Vdekjet dhe infeksionet në lidhje me koronavirusin kanë shënuar rritje në Spanjë.
Shifrat e reja të lëshuara nga ministria e shëndetësisë në këtë vend tregojnë se 84 njerëz kanë vdekur deri më tani – një rritje nga 47 të mërkurën, raporton BBC.
Po ashtu theksohet se janë 2,968 raste të konfirmuara të koronavirusit në vend.
Ndryshe, Organizata Botërore e Shëndetit dje e ka shpallur përfundimisht koronavirusin si pandemi pasi dhjetëra mijëra janë prekur nga virusi vdekjeprurës dhe të paktën 4,000 kanë vdekur. /Lajmi.net/