Rajon & Botë

Rritet numri i viktimave në tragjedinë e Norvegjisë

Ka shkuar në shtatë të vdekur dhe tre persona janë ende të zhdukur, bilanci i tragjedisë pas rrëshqitjes së tokës që preku Norvegjinë të mërkurën që kaloi.

Mbreti norvegjez bashkë me gruan e tij Sonja dhe djalin princi Haakon vizituan vendin e ngjarjes dhe ndezën qirinj në kishë.

‘’Në këto momente nuk kam çfarë të them, sepse është e tmerrësisht e rëndë”, tha mbreti pas vizitës që bëri gjatë mëngjesit të sotëm.

Policia të premten publikoi një listë me emrat e të tetë të rriturve, një dy vjeçar dhe një fëmijë 13 vjeçar të cilët u zhdukën të mërkurën.

Të paktën 10 persona u plagosën në rrëshqitjen e dheut, duke përfshirë edhe një person me lëndime të rënda i cili u transferua në spitalin e Oslos për trajtim.

Rreth njëmijë njerëz janë evakuuar, nga një popullsi lokale prej 5 mijë persona për shkak të frikës dhe për sigurinë e shtëpive të tyre ndërsa toka vazhdon të lëvizë.

Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit kanë përdorur qen nuhatës, helikopterë dhe dron në një përpjekje për të gjetur të mbijetuarit.

Ekipet e kërkimit po hapnin gjithashtu kanale në tokë për të evakuuar viktimat.

Ekspertët thonë se katastrofa ishte një “rrëshqitje e shpejtë balte” afërsisht 300 deri 800 metra, shkruan Reuters, DailyMail, transmeton Express.