Rajon & Botë

Rritet numri i të plagosurve në Izmir, policia në ndjekje të sulmuesit të tretë (Video)

Policia turke ka vrarë dy nga tre sulmuesit terrorist që kryen sulmin në qytetin Izmir, përpara ndërtesës së Gjykatës në këtë qytet.

Deri me tash raportohet për 10 persona të plagosur, raportojnë mediat turke, transmeton lajmi.net.

Policia është në kërkim të sulmuesit të tretë.

Ky është sulmi i dytë terrorist brenda 5 ditësh në Turqi. Në ndërrimin e moteve, në Stamboll, në një klub nate, një terrorist la të vrarë 39 persona dhe plagosi 69 të tjerë. /Lajmi.net/