Rajon & Botë

Rritet numri i viktimave nga bombardimet e SHBA-së në Siri

AP raporton se numri i personave të vdekur ka arritur në shtatë nga sulmet ajrore të SHBA-së në Siri, të cilat filluan mëngjesin e së premtes, transmeton Express.

Një zyrtar sirian ka thënë për AP se numri i të vdekurve ka arritur në shtatë persona.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të premten ka dhënë urdhër për bombardimin me raketa Tomahawk nga luftanijet e tij të dislokuara në Detin Mesdhe.

Trump e ka bërë përgjegjës diktatorin sirian Bashar Al Assad për sulmin kimik ndaj civilëve të pambrojtur duke thënë se luftën do ta dërgojë deri në fund.

the authorE B