Tech

Rrjedhin specifikat e telefonit Sony H8541

Telefoni i parë premium i kompanisë Sony pa skaje do të bartë shenjën H8541.

Ndërkohë kanë rrjedhë edhe disa specifika të pajisjes.

Sony H8541 do të ketë ekran 5.7 inç 4K HDR me mbrojtje Gorilla Glass 5 dhe bateri 3420mAh, procesor Qualcomm Snapdragon 835.

Pajisja do të ketë 4GB RAM dhe 64GB UFS hapësirë për ruajtje, Bluetooth 5.0, GPS, GLONASS, NFC, port USB Type-C dhe mbrojtje IP68, sistem operativ Android 8.0 Oreo.

Detajet për kamerën nuk janë bërë të ditura, transmeton KosovaPress.

the authorSamir Dalipi