Rajon & Botë

Rusia e paralajmëron SHBA-në të mos i sulmojë trupat qeveritare siriane

Rrëzimi i një aeroplani luftarak të qeverisë siriane nga Shtetet e Bashkuara është një hap drejt një përshkallëzimi të rrezikshëm të situatës, dhe Moska është duke e paralajmëruar Uashingtonin që të mos përdorë forcë kundër trupave qeveritare siriane, ka thënë një diplomat i lartë sirian.

Zv.ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov, ka thënë për agjencinë e lajmeve Interfax se një set sanksionesh të reja që mund të vendosen ndaj Rusisë do ta detyrojnë Moskën që hakmerret, transmeton Express.

Ryabkov ka thënë se ai dhe Nën-Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Thomas Shannon, do të takohen në Shën Petersburg më 23 qershor për të diskutuar rreth problemeve në marrëdhëniet dypalëshe./Express/