Rajon & Botë

Rusia godet me raketa caqet e ISIS-it në Siri

Nëndetëset ruse sulmuan sot me raketa nga Mesdheu lindor caqet e Shtetit Islam, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Rusisë.

“Nëndetëset Novgorod i Madh dhe Kolpino lansuan raketa mbi caqet e rëndësishme të ISIS-it në Siri – qendrën komanduese dhe depon e armatimit në rajonet juglindore të qytetit Deir ez-Zor”, thuhet në komunikatë.