Rajon & Botë

Rusia ngjall frikëra lufte, armatos Serbinë me armatime të rënda…

Rusia ka premtuar këtë javë se do të ofrojë avionë ushtarakë për Serbinë. Këtë gjë shteti rus e bën, i frikësuar nga influenca e Evropës dhe e NATO-s.

Këto armë do të përdoren më së shumti në rajonin problematik dhe ku ka interesa të fuqishme diplomatike si Ballkani. Rusia ka dërguar dy avionë tip MIG G-29, që janë çmontuar dhe janë transportuar në një aeroplan të ngarkesave me një municion më të madh dhe ngarkesë gjithashtu të madhe dhe se këta armë pritet të mbërrijnë në shtetin serb më datë 20 tetor, kur do të ketë në Serbi edhe një vizitë nga ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu.

Rusia ka siguruar avionin me dy motorë, të aftë për shpejtësi maksimale për më shumë se 1400 milje në orë dhe se fillimisht është përdorur gjatë Luftës së Ftohtë, në vitet 1970. Avionët rusë MIG-29 ishin të lirë, por se kostoja e Serbisë për të rregulluar mjetet ushtarake llogaritet në 236 milionë dollarë, shkruan “News Week”.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, në lidhje me armët në fjalë të falura nga Moska ka thënë se Serbia është një vend që ka nevojë për mbrojtje.

the authorE B