Rajon & Botë

Rusia raporton numër rekord të viktimave të koronavirusit

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Rusi janë shënuar 174 të vdekur nga koronavirusi. Kjo është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i përhapjes së sëmundjes.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të virusit të ri në shtetin me sipërfaqen më të madhe në botë shkoi në 3,807, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 8,915 raste të reja të infektimeve dhe shifra e përgjithshme e të prekurve nga Covid-19 shkoi në 362,342 persona.

Rusia është në mesin e vendeve me më së shumti raste të koronavirusit në botë, por ende ka shifër të ulët të viktimave, sidomos në krahasim me Italinë, Spanjën, Francën e Britaninë.

Numri më i madh i rasteve është shënuar në Moskë, ku spitalet po përballen me mungesë të shtretërve.

Gjatë pandemisë, Rusia është përballur edhe me dy zjarre në spitale, ku pësuan disa persona.

the authorGazetaKNN