Rajon & Botë

Rusia shënon mbi 8,400 raste të reja të koronavirusit

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Rusi janë shënuar 8,404 raste të reja të koronavirusit.

Kështu, numri i përgjithshëm i personave të infektuar me Covid-19 në shtetin me sipërfaqen më të madhe në botë shkoi në 493,657.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan 216 raste fatale dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve shkoi në 6,358, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Pavarësisht numrit të lartë të rasteve, qeveria ruse ka vendosur që t’i largojë disa masa të kufizimeve.

Rusia është në mesin e tri vendeve me numrin më të lartë të rasteve me Covid-19 në botë, pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit, por ka dukshëm më pak viktima se këto dy vende.