Rajon & Botë

Rusia shënon mbi 9,000 raste ditore të koronavirusit

Gjatë 24 orëve të kaluara, Rusia i ka shënuar 9,035 raste të reja të koronavirusit, shifër pak më e ulët se një ditë më parë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve shkoi në 414,878.

Përpos rasteve të reja të infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 162 të vdekur dhe numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 4,855, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Të shtunën, autoritetet ruse e miratuan përdorimin e ilaçit Avifavir, i cili është zbuluar në Japoni në fund të viteve të nëntëdhjeta, dhe do ta përdorë atë për trajtimin e pacientëve të prekur nga koronavirusi që nga 11 qershori.

“Ne besojmë se kjo substancë është ndryshuese e rrjedhës. Do ta pakësojë ngarkesën në sistemin shëndetësor, do të kemi më pak pacientë në gjendje kritike dhe në 90 për qind të rasteve e eliminon virusin brenda 10 ditësh”, tha Kirill Dmitriev nga fondi RDIF.

Sipas tij, ky ilaç do të jetë çelës për rifillimin e aktivitetit të plotë në Rusi, ndonëse kërkoi që njerëzit ta respektojnë distancën fizike.

the authorGazetaKNN