Rajon & Botë

Rusia shënon rreth 8,600 raste të reja të koronavirusit

Gjatë 24 orëve të kaluara, Rusia i ka shënuar 8,595 raste të koronavirusit. Numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 485,253.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan 171 raste fatale dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve shkoi në 6,142, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Rusia është vendi i tretë në botë për numrin e personave të infektuar, por ka shumë më pak viktima se vendet kryesore evropiane dhe Shtetet e Bashkuara.

Pavarësisht numrit të madh të rasteve, Rusia ka filluar t’i largojë masat kufizuese, përfshirë Moskën, ku është shënuar numër i madh i infektimeve.

Rusia ka qenë një ndër vendet e para që ka marrë masa të rrepta kundër përhapjes së virusit të ri, përfshirë mbylljen e kufirit me Kinën në fazën e hershme të përhapjes së sëmundjes.

the authorGazetaKNN