Rajon & Botë

Rusia shkrep gjashtë raketa në Siri

Forcat ruse kanë shkrepur raketa kryqëzuese nga Deti Mesdhe në pozitat e Shtetit Islam në Siri, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Gjashtë raketa janë shkrepur nga dy anije dhe nëndetësja në pozitat e ekstremistëve në provincën siriane Hama. Gjatë aksionit janë shkatërruar qendrat komanduese dhe depot e municionit.

Ministria nuk ka bërë të ditur se kur është kryer aksioni.

Rusia, e cila është vendi  vetëm që mbështet forcat siriane të presidentit Bashar al-Assad, që nga shtatori 2015 ka kryer sulme ajrore në këtë shtet, transmeton KosovaPress.