Shëndetësi

Sa më pak flini aq e shkurtër është jeta e juaj

Neuroshkencëtari MattheW Walker ka treguar se pse pagjumësia rrit rrezikun për kancer, sëmundje të zemrës dhe Alzheimer – dhe si mund ta heqim këtë shprehi

Mathew Walker e ka mësuar tashmë pyetjen e frikshme “Çfarë po bëni?” Në mbrëmje ai di kur të lë partyin; e pas kësaj ai ka qasje të reja që e ngritin në karrierë si një bimë. Në avion, derisa të gjithë zakonisht shikojnë filma apo lexojnë romane, ai është duke fjetur, kjo sepse është mirë për shëndetin e ti.

Pra, Ëalker është një shkencëtarë i gjumit. Të jemi më të qartë, ai është drejtor i Qendrës për Shkenca të Gjumit në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, një institut hulumtues qëllimi i të cilit është – ndoshta i paarritshëm – të kuptojmë çdo gjë dhe çfarë ndikimi ka gjumi tek ne, nga lindje deri në vdekje, kur jemi të sëmurë dhe të shëndoshë, shkruan GazetaExpress.

Ëalker ka kaluar katër vite e gjysmë duke shkruar librin “Pse flejmë”, një libër kompleks por që tregon efektet epidimike që mund të kemi pasi nuk flemë, pra ideja ishte që njerëzit të dinë lidhshmërinë e pagjumësisë me sëmundje të rënda si Alzheimeri, kanceri, diabeti, obeziteti dhe shëndetin mendor të ulët, e ku ai përpiqet shumë që të na rekomandojë 8 orë gjumë gjatë natës së paku (të mos flesh natën mund të jetë interesante për tipat si Donald Trump por duhet të flesh së palku 7 orë). Mirëpo, në fund, njerëzit mund të zgjedhin vet, Ëalker dëshiron që institucionet dhe ligjvënësit ti përkrahin idetë e tij gjithashtu. “Asnjë aspekt i biologjisë sonë nuk duhet ti ndalojë njerëzit të flenë”, thotë ai. “Njeriu pa gjumë është i thyer dhe vetëm gabon. Askush nuk po bë asgjë për këtë gjë. Gjërat duhet të ndryshojnë: në punë dhe në komunitetin tonë, në shtëpitë dhe familjet tona. Mirëpo, a keni parë ndonjë poster që ju thotë njerëzve të flenë? Kur një mjek i thotë një pacienti të flejë pa hapa të gjumit? Kjo gjë duhet të jetë prioritet për të gjithë. Pagjumësia i kushtoi ekonomisë britanike mbi 30 miliard funta në vit apo 2 për qind të GDP’së. Do të dyfishohej buxheti i çdo shteti nëse politikat e gjumit do të zbatoheshin”.

Ëalker beson gjithashtu se pagjumësia lidhet shumë me dobësinë tonë. “E kemi stigmatizuar gjumin në nivel të përtacisë. Ne dëshirojmë të dukemi të zënë, e në një mënyrë e shprehim këtë duke thënë se kemi fjet pak dhe se kemi punuar shumë. Kjo është krenari. Gjatë ligjëratave të mija ju them njerëzve që duhet të flejnë 9 orë së paku në ditë dhe e shoh që ata nënqeshin. Për disa kjo është abnormale, po pse duhet të jetë. Ne ju tregojmë atyre se pse duhet të flenë, në orë të mjaftueshme që të jenë efektivë, ashtu sikurse është një bebe e cila ka aktivitet dyfish më të madh kur ka fjetur mirë sesa kur nuk flenë”.

Sipas tij kur jeni të zgjuar dhe nuk fleni shumë trupi ka çrregullime të sheqerit në gjakë, qelizat deprivohen nga rigjenerimi, më shkurt ato më pak i kundërpërgjigjen insulinës, kështu që shkaktohet gjendja e diabetit hiperglycemia. Kur fleni pak, për më tepër, jeni të predispozuar që të shtoni peshë. Një arsye shtesë për këtë është fakti që rritet niveli që mos të funksionojë hormoni antiuri, leptim dhe rritet niveli i hormonit që ju urisë, gherlin. “Nuk po them që kriza e obezitetit është vetëm për shkak të epidemisë së pagjumësisë. Nuk është vetëm ajo pasi që kur nuk flemë shumë rrezikohemi edhe nga kanceri, diabeti dhe shumë sëmundje të tjera pasi që organizmi çrregullohet në tërësi për shkak të pagjumësisë”. /GazetaExpress/

the authorE B