ShowBiz

Sabri Fejzullahu nderohet me ‘Çelësin e Prishtinës’, Sinan Hoxha e thërret legjendë të kombit shqiptar

Sinan Hoxha ka disa fjalë për Sabri Fejzullahun, pas mirënjohjes që mori.

Sabri Fejzullahu dje ka pranuar një mirënjohje ‘Çelësi i Prishtinës’, nga kryetari i kryeqytetit Shpend Ahmeti, shkruan lajmi.net.

Pas dekorimit të tij me këtë mirënjohje, këngëtari ka pranuar urime të shumta nga kolegët dhe familjarët e tij.

Së fundmi Sinan Hoxha ka publikuar një foto të Sabris ku shihet duke pranuar mirënjohjen dhe, në foton e ndarë kishte shkruar “Krenar me legjendën e kombit shqiptar”. /Lajmi.net/