Dy vite kontratë me pagë 8 milionë euro në sezon – e pamundura po bëhet e mundur.
Luis Suarez është rrugës për t’u bërë lojtar i Atletico Madridit.
Pak kush e ka menduar se mund të ndodhë kjo dhe një futbollist si Suarez të lërë Barcelonën për Atleticon, por ardhja e Ronald Koeman te Barça ka bërë që të lëvizin gjërat shumë më ndryshe.
Gazetari i COPE Antonio Ruiz, nga burime të sigurta ka mësuar se Luis Suarez është rrugës për t’u larguar nga katalunasit do të nënshkruajë kontratë 2 vjeçare me Atleticon, ku do të fitojë 8 milionë euro në sezon, ka pranuar të marrë pagë 50% më të ulët se në Barcelonë.
💥 Informa @RuizAntonito
📌 Detalles del acuerdo @Atleti – @LuisSuarez9 – @AlvaroMorata:
✍️🏻 Suárez firmará por 2 años y se bajará el sueldo a la mitad (8 millones)
🇮🇹 La @JuventusFC pagará 10M por un año de cesión de Morata
💰 Los italianos tendrán una opción de compra de 45M pic.twitter.com/vux0uaoExh
— El Partidazo de COPE (@partidazocope) September 21, 2020
Diego Simeone e ka telefonuar dhe e ka bindur uruguaianin t’i bashkohet ekipit të tij.
Në anën tjetër, Alvaro Morata tashmë është rrugës për në Juventus. /Gazeta Express/